Meta dhe Panariti përurojnë fabrikën e përpunimit të vajit të ullirit

Rritja e cilësisë së vajit të ullirit dhe krijimi i një marke shqiptare rritmundësitë për shitjen e tij.I pranishëm në inagurimin e një fabrike vaji në Berat, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i shoqëruar edhe prej kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe deputetit të zonës Kledion Rahovica, premtuan më shumë investime për këtë sektor.“Përqasja jonë e re, është të investojmë në pikat e mëdha të grumbullimit në fabrikat e vajit , sepse natyrisht këto I interesojnë të gjithë komunitetit , rrisin prodhimin , e lidhin atë me tregun dhe kjo është një konstante e investimeve tona edhe në të ardhmen “, tha Ministri Panariti.Në bazë të hartës së realizimit të produkteve bujqësore, Berati është i profilizuar në prodhimin e ullirit , për prodhimin e frutave të tjera, të vreshtarisë dhe veçanërisht me fikun.Panariti ka premtuar se fiku do të jetë një kulturë do të mbështetet nga skemat kombëtare të financimit, sepse është një frut që kërkohet shumë.