Rishikimi i historisë jo me Xhufin e Milon, Shoqatat: Bijtë e Enverit
Rishikimi i historisë për periudhën e pas-Luftës së Dytë Botërore ka ngjallur debate te forta mes historianëve dhe Shoqatave të të Drejtave të Njeriut dhe të ish-të përndjekurve.Shoqatat duan që në histori të përfshihen krimet e ashpra të komunizmit, ndërsa nuk hezituan që historianët Paskal Milo e Pëllumb Xhufi t'i quajnë bijtë e Enver Hoxhës.“Është një detyrim për shoqërinë shqiptare që ngjarjet historike të shkruhen në të vërtetë siç kanë qenë dhe ti komentojnë akademikë, historianë të bazuar në faktet historike në arkivat e kohës. Për fatin e mirë i kemi dhe sot, por janë në arkivat e Perëndimit.Por është fatkeq që kohët e fundit këto historianë, Paskal Milo dhe Pëllumb Xhufi, bijtë e Enverit kërkojnë përsëri të rishkruajnë historinë, atë histori që e falsifikuan dhe e mbuluan me krimin dhe gjakun e Enverit”tha Lulzim Braja.Në një aktivitet ish-të përndjekurit kujtuan krimet më të ashpra të komunizmit dhe pushkatimet pa gjyq.Ata thanë se diktatura nuk ishte gjë tjetër veç regjimi i zhdukjes së njerëzve dhe pasurive të vendit.