Blakaj: Integrimi i pakicave në qeveri pozitive

Pakicat në Kosovë do të jenë pjesë e qeverisë së re e cila ende nuk është formuar. Bekim Blakaj drejtori Ekzekutiv i Fondit për të drejtën humanitare e vlerëson këtë pjesëmarrje.“ Të gjithë kanë pritur që pakicat të jenë në koalicion me ata që janë në qeveri. Nuk do të ishte mirë që në çfarëdo situate pakicat të mbeteshin në opozitë. Mendoj se integrimi i pakicave etnike në Kosovë është shumë i rëndësishëm dhe ai integrim është shumë më i shpejtë nëse janë në opozitë” tha Bekim Blakaj në një intervistë për emisionin e gazetares Linda Karadaku, "Ballkan Magazine" në TV Ora News.Intervista e plote