Shqiptarët “mbyllen” në bunkerin e Enverit, Gaiani: Musolini s’ka të tillë
Bunkeri anti-atomik i hapur në 22 nëntor, ditën kur në shesh opozita po zhvillonte protestën kundër qeverisë, ka shkaktuar polemika të shumta.Nga njëra anë është qeveria e cila vë në dukje se hapja e bunkerit ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, duke e shfaqur Shqipërinë si atraksion turistik, ndërsa nga ana tjetër kundërshtarët politikë e mendojnë si glorifikim të figurës si ish-diktatorit Enver Hoxha.Por kureshtja e qytetarëve për bunkerart ka qënë masive.Sipas raportit të batalionit, i cili regjistron të gjithë vizitorët, në ekspozitë numri i tyre ka qënë rreth tre mijë vetë në ditë.Vëzhgimi i Ora News vërteton se numri i vizitorëve është i lartë brenda dhe jashtë ambienteve të bunkerit.Ambasadori italian i akredituar në Tiranë, Massimo Gaiani, i pyetur nëse ekzistojnë Muze të tillë për ish- diktatorin Musolini në vendin e tij u përgjigj negativisht.“Ka shumë Muze historikë në Itali, por asnjë i këtij lloji që demostron atë periudhë të ish-diktatorit Musolini, ashtu siç sot prezanton “Bunker Art” për Enver Hoxhën. Në Itali nuk ka,të paktën në dijeninë time”.Vizitorët në bunker, shprehen të impresionuar pasi pas kaq shumë vitesh po njihen me pjesë të historisë të cilat më parë nuk i njihnin.“Bunker Art” do të qëndrojë i hapur deri në 25 dhjetor.