Meta pro hapjes së dosjeve: Por të mos cënohet siguria kombëtare
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta mbështet aleatin e tij kryeministrin Edi Rama në procesin e hapjes së dosjeve.Sipas Metës një proces I tillë do të ishte pozitiv por duke mos cënuar parimet kushtetuese."“Unë jam dakord për një hapje, për transparencë pa asnjë diskutim duke mos cënuar parimet kushtetuese të cilat janë shumë të rëndësishme pasi e dimë problemet që kanë ndodhur në të kaluarën me ligjin për lustracionin. Çdo hapje do të ishte pozivitive për ti shërbyer transparencës në raport me opinionit publik për të gjithë ato raste kur nuk cënohet siguria kombëtare”I pyetur në lidhje me buxhetin, Meta tha se debati për buxhetin është përgjegjësi e qeverisë.Kryeparlamentari tha se cdo debat për buxhetin synon përmirësimin e tij dhe në rast se nuk do të kishte debat nuk do të kishte edhe bashkëpunim mes qeverisë dhe Parlamentit."Interpretimet e qëndrimeve të caktuara të deputetëve janë në dëshirën tuaj, por absoutisht që ky është një buxhët që është përgjegjësi e qeverisë e Parlamentit dhe mazhorancës ndaj qytetarëve. Çdo debat synon përmirësimin e buxhetit, në rast se nuk do të kishte debat apo propozim ju me të drejtë do ngrinit shqetësimin se parlamenti nuk funksionon. Por fakti është që parlamenti bashkëpunon me qeverinë në një mënyrë mjaft aktive.", tha MetaMeta: AMA të funksionoje e pavarur nga politikaNë lidhje me Autoritetin e Mediave Audiovizive, Meta u shpreh se ky institucion duhet të jetë i pavarur nga politika, sepse në rast të kundër Kuvendi do të vendosë autoritetin e ligjit."AMA duhet të funksionojë në mënyrë profesionale dhe të pavarur nga poltika apo edhe nga grupet e interesit dhe në rast se do të këtë njëanshëmri në mendimet e saj, kuvendi do të duhet të vendosë edhe autoritetin e ligjit edhe për AMA-n."