Ish-kryeministri i Portugalisë mbetet në burg

Pas tre ditëve në burg, ish kryeminsitri i Portugalisë Jose Socrates është rikthyer në burg pas marrjes në pyetje mbi akuzat për korrupsion dhe evazion fiskal.Sokrates, 57 vjec, u arrestsua të premten teksa kthehej nga Parisi. Vendimi i gjyqtarit erdhi pas verifikimit nga ana e hetuesve të disa transfertave të parave dhe operacione të dyshimta në banka.Sokrates, i cili mohon të gjitha akuzat, po hetohet së bashku me shoferin e tij personal, një mik të ngushtë dhe një avokat gjithashtu. Ish kryeministri ka shërbyer si drejtues shteti nga 2005 në 2011.Avokati i tij, Joao Araujo, u tha gazetarëve të hënën se klienti i tij do të apelojë kundër vendimit. Sipas sistemit portugez, hetimet mund të zgjasin tetë muaj deri në përfundimin edhe të procedurave formale.Politika Portugeze tashmë është drejt rimëkëmbjes pas dorëheqjes së ministrit të brendshëm Miguel Macedo, në vazhdën e hetimve për korrupsion. Gjithsesi është e paqartë nëse hetimi ka të bëjë me kohën e Sokrates në detyrë apo jo.Media portugeze ka publikuar dyshimet se shoferi i tij Joao Perna ka bërë udhëtime të shpeshta në Paris duke transportuar shuma të mëdha parash në kohën kur sokrates punonte me një kompani farmaceutike. Ndërkaq, një nga miqtë e Sokrates, Carlos Santos Silva po merreet ne pyetje së bashku me avokatin Gonçalo Trindade Ferreira.Të dy të dyshuarit po mbahen në burg, ndërsa një I katërt I dyshuar për këtë cështje është ndaluar të udhëtojë jashtë kufijve të vendit. Hetimi ka tronditur socialistët e sokrates, tani të udhëhequr nga Kryetari i Bashkisësë Lisbonës Antonio Costa, i cili u zgjodh sekretar i përgjithshëm i partisë të shtunën. Socrates dha dorëheqjen në 2011 në mes të krizës së madhe të borxhit të Portugalisë.