Seferi: PD dezinformon publikun, kreu i OSHEE Lushnje është shkarkuar

Menjëhërë pas akuzave të PD, se kreu i OSHEE Lushnje Dine Aliaj është abuzues me energjisnë elektrike, ka reaguar kreu i OSHEE Arben Sferi, sipas të cilit Dine Aliaj është shkarkuar nga ky post, ndërsa PD dezinformon në mënyrë të qëllimshme.“Dine Aliaj është shkarkuar si kreu i OSHEE Lushnje për shpërdorim detyre. Por Zëdhënësat e PD dezinformojnë në mënyrë të qëllimshme, Zëdhënësat e PD thonë që Dine Aliaj është ende në detyrë. Dine Aliaj në 2013 ka pasur një debi prej 920 mijë lekësh të reja, por ka shlyer debinë pasi ka hyrë akt marrëveshja për pagesat si cdo qytetar tjeter I republikës se Shqiperise ka kryer likuidimin e kesaj debie.Pas pagesave të kryera aktualisht debia e Dine Aliajt është 85 mijë lekë të reja dhe do të paguajë këtë pjesë debie si çdo qytetar tjetër”