Aksioni për energjinë, Gjiknuri: Borxhet do të paguhen me këste

Duke zbritur vetë në terren, ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shprehu vendosmërinë për të eliminuar çdo mundësi abuzimi.Ndër të tjera Gjiknuri, edhe pse nuk dha detaje, përmendi edhe njëherë se tashmë ka përfunduar ligji që do t’i japë mundësi qytetarëve që të shlyejnë detyrimet me këste."Ky operacion do të vazhdojë. Nuk është më thjesht një operacion i rastit, por do të jetë një qasje e vazhdueshme që do të ketë shteti ndaj të gjithë debitorëve dhe ndaj të gjithë hajdutëve të energjisë. E kemi thënë që kjo reformë është mjaft e nevojshme, këto masa janë të domosdoshme. Nëqoftë se do donim që në të ardhem të kemi çmime të qëndrueshme të energjisë elektrike, kyçi i suksesit është stabiliteti financiar i sektorit.Si dhe po kryejmë lehtësirat e nevojshme për ata debitorë që kanë akumuluar në vite debi, për t’i shtrirë pagesat në kohë. Ne nuk tërhiqemi nga kjo sepse kjo është në të mirën e ekonomisë shqiptare, për shëndoshjen e sektorit energjitik, por mbi të gjitha për stabilitetin e çmimeve në popullatë kjo është gjëja më e rëndësishme për të kuptuar.Task forca ka nis nga puna, ka rekrutuar njerëzit e parë dhe ka filluar edhe ajo veprimet në terren për të identifikuar nganjëherë edhe rolin që kanë punonjës të papërgjegjshëm të shoqërisë."