Rrëmbeu studenten për ta përdhunuar, arrestohet Anxhelo Lekgjonaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2013, 08:27
Forcat e policisë së komisariatit nr 3 të kryeqytetit kanë bërë të mundur parandalimin e përdhunimit të një studenteje. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të ditës së premte, ku një 23 vjeçare është rrëmbyer me dhunë nga një i ri nga Lezha dhe është dërguar në një motel në Sauk.Anxhelo Lekgjonaj me forcë ka futur në një taksi me targë TR 197 T studenten Malvina P. dhe e ka dërguar në një motel në Sauk, por falë informacioneve të marra , policia u vu menjëherë në ndjekje duke shmangur përdhunimin, ndërsa ka bërë arrestimin e shtetasit Lekgjonaj.Ndërkaq blutë e Tiranës bëjnë me dije se i arrestuari ishte person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës, për vjedhje.