Çelet Muzeu Bunk'Art, Rama paralajmëron hapjen e dosjeve
Ky është bunkeri më i fortifikuar në Shqipëri, vendi ku në rast sulmi diktatura gjente strehë. Nën tokë, në këtë pallat anti-atomik ruhen shumë të fshehta të komunizmit të Enver Hoxhës.Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra dhe ambasadorë, ia ka hapur dyert pas 22 vitesh publikut për të parë atë fortesë që sipas tij mban ende sekret dosje të krimeve rrënqethëse“Ruajtja këtij misteri dhe e këtyre mistereve, ashtu si dhe ruajtja me fanatizëm e misterit të dosjeve të të shkuarës, dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura, janë në fakt vazhdimësia e të njëjtës shkollë.”E duke folur nga një monument i historisë komuniste, Rama ka përcjellë mesazhe për historianet që ta rishkruajnë dhe politikën ta mbajnë sa më larg.“Shkrimi i historisë duhet t’i mbetet historianëve. Përpjekjet për të rishkruar historinë me porosi qeveritare apo përmes vullnetit të hekurt politik, kanë qenë sa tragjike në të shkuarën e largët, aq qesharake në të shkuarën e afërt."Rama deklaroi se do të hapen dosjet:"Ky është një varr i hapur i një kohe të shkuar, për të na kujtuar se ende nuk kemi arritur dot të varrosim në paqe tundimin që përmes së shkuarës të marrin peng të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne do t’i hapim të gjitha këto ‘varre’ të kujtesës. Nga këto që janë në formë godinash, tek ato që janë në formë tunelesh dhe tek ato që janë në formë dosjesh, për t’i dhënë mundësi vajzave dhe djemve të gjeneratës tjetër që të kuptojnë se nga vijnë prindërit, nga vijnë gjyshërit, nga vjen vendi i tyre. Që të nxjerrin vetë ata, jo nëpërmjet imponimeve të historisë së shkruar nga politikanët apo të politikanëve që i japin të drejtën vetes të bëjnë edhe histori, por nëpërmjet raportit të drejtpërdrejtë me dëshmitë e së shkuarës, një perceptim sa më realist, por edhe sa më nxitës për imagjinatën e tyre krijuese. Në mënyrë që të jenë njerëz të lirë dhe që të mos lejojnë askënd që t’i luftojë rehatinë personale të të menduarit. Kishin tjetër parullë për dembelizmin. Kur thoshin rehati personale nuk e kishin te dembelizmi, e kishin te moskokëçarja për luftën e klasave, për partinë, për të gjitha këto."Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, tha në fjalën e saj, se ky bunker, duhet të shërbejë për të mbyllur aty fantazmat e shkuarës diktatoriale.“Ky është një simbol i fortë edhe për të sotme e pasigurt ku historia po tenton të përsërisë vetëveten”, tha Kodheli.Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e vlerësoi përdorimin e hapësirave të tilla të së shkuarës, në funskion të krijimtarisë artistike.“Sa herë e diskutonim mundësinë e ripërdorimit te këtij monumenti të ndarjes dhe të izolimit ishte krimimi i një hapësire për art e kulturë që kërkon sfidë, guxim dhe vizion”, tha Kumbaro.Bunk’Art" i njohur vite më parë thjesht si objekti 0774, do të shërbejë si një muze i periudhës së diktaturës. Ai është një bunker 5 katësh, në të cilën gjenden plot 106 zyra dhe banesat e udhëheqësve të lartë komunistë, mes tyre dhoma gjumë, sallë mbledhjesh, një bar-bufe etj.
Ora 11:17 Berisha: I tmerruar nga protesta, Rama ka pregatitur bunkerin e bllokut!!