Protesta masive e PD, Basha-Ramës: Dëgjo qytetarët ose do të rrëzojmë
Dhjetëra e mijëra shqiptarë vërshuan nga veriu dhe jugu i vendit për të protestuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Të shumtë në numër, ndoshta tejkaluan parashikimet e PD që flet për 250 mijë protestues.Përtej polemikave për numrin e protestuesve, zemërata e qytetarëve dhe ngushtimi i lakut nga masat e marra nga qeveria, u derdh në bulevardin e Tiranës.Kryetari i PD, Basha nuk e fshehu euforinë nga pjesëmarrja masive duke i bërë thirrje qeverisë Rama-Meta të ndalen sa nuk është vonë, ose përndryshe do ta rrëzojnë.“Ka një rregull kur nuk përmbush kontratën: Nuk largohet qytetari, nuk dhunohet qytetari, nuk bie populli, por jepet dorëheqja ose rrëzohet qeveria”, tha Basha.Basha dha edhe qëndrimin zyrtar të PD për mbështetjen e shtetit ligjor, por edhe për mbështetjen e kujdo që është goditur nga Rama dhe banda e tij.“Ndërtimet pa leje, as kanë patur dhe as do të kenë mbështetjen tonë, por ne kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë me forcë të drejtat ligjore të gjithë shtetasve që janë bërë objekt i gjuetisë së paligjshme, korruptive dhe barbare të Edi Ramës dhe bandës së tij. Njerëz që janë gaoditur në pasurinë e tyre më të shtrenjtë pa ju dhënë një copë letër në dorë, ndërkohë që pallatet e miqëve, shokëve, klientelës së Edi Ramës dhe Ilir Metës lartësohen të paprekshme. Ja sesi këta hipokritë guxojnë t’i ndajnë shqiptarët në të nënës dhe në të njerkës. I bëjmë apel qytetarëve të ndërtojnë vetëm me leje dhe institucioneve të shtetit të zbatojnë dhe respektojnë planet urbanistike dhe të rihapin lejet e ndërtimit”, u shpreh kreu i PD.Një thirrje edhe kryeministrit që mbante fjalimin brenda bunkerit të diktatorit Hoxha, teksa protestuesit kërkonin largimin e tij.“Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. I bëj thirrje nga ky shesh në emrin tuaj: Mos e bëj më të vështirë jetën e shqiptarëve. Mos e rrit çmimin e energjisë elektrike, mos i rrit taksat.”Basha kërkoi që qeveria të lërë mënjanë sukseset imagjinare dhe historitë e Nastradinit dhe të dëgjojë qytetarët, Duke pasur herë pas here luhatje me zërin gjatë fjalimit, por duke iu dhënë edhe një përgjigje atyre që e kritikojnë për të.“Mos të të gënjejë mendja se mund t’ja hedhësh duke u marrë me zërin tim. Zeri im ikën, zëri im vjen, zëri im është zëri i qytetarëve shqiptarë është zëri i protestës, është zëri i drejtësisë.”Shumë analistë e konsiderojnë pjemarrjen si mbresëlënesë nisur nga fakti se kjo qeveri ka në pushtet vetëm 14 muaj.Por sipas vetë protestuesve veprimet e kësaj qeverisjeje kanë çuar në dëshpërim dhe revoltë qytetarët pavarësisht se për kë kanë votuar ata.Protesta sotme mund të lexohet edhe si një sinjal kundër numrave solidë të maxhorancës, e cila pavarësisht mandatit duhet të jetë e përgjegjeshme për efektet e veprimeve të saj tek qytetarët.Ora 13: 30 Berisha: Mbi 250 mije qytetare ne proteste, zemërimi popullor në zenit!

Policia e kryeqytetit, e mbështetur edhe nga efektivë të policisë së shtetit dhe Garda e Republikës kanë bliduar zonën përreth Kryeministrisë.
Edhe në këtë tubim, rrethimin e Kryeministrisë Tahiri dhe Didi duket se ua kanë besuar policeve femra.Automjete të shumta policie janë në gadishmëri për çdo incident, ndërsa në ndërtesat përreth janë të pozicionuar snajperistë të cilët po monitorojnë nga lart protestuesit.Prej ores 10:00, policia ka ndaluar parkimin e automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.Po ashtu, është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve dhe parkimi i tyre në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.Prej ditësh, Basha ka zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë, për të mobilizuar qytetarët në protestën e 22 nëntorit. Ora 10:55 Berisha në fb:Sot në ora 12:00, Rama IK!
(Në foto: Nisja nga Lushnja)
(Në foto: Nisja nga Berati)
(Në foto: Nisja nga Vlora)
(Në foto: postollok policie)
(Në foto: postobllok policie)