Siguria në punë, ndërgjegjësim për një mjedis të shëndetshëm

Kush deklaron pagën reale sot dhe paguan sigurimet përfiton nesër një pension më të lartë, ndërsa e kundërta ju siguron një pension më të ulët.Duke shpjeguar skemën e re të pensioneve ministri i Mirëqeneis Sociale dhe Rinisë ka apelur punëtorët dhe kompanitë të ndërgjegjësohen për këtë deklarim.“Një sigurim shoqëror i papaguar sot, rezulton në një pension që nuk do merret mot, dhe skema e re e pensioneve që futet në datën 1 janar në fakt vlerëson kompani të tilla që paguajnë sigurimet shoqërore, sepse vitet e punës shumëzohen me pagën mesatare të të gjithë jetës tënde, jo të 10 viteve të fundit, jo të 3 viteve të fundit, të të gjithë jetës tëndë, dhe ajo prodhon një pension dinjitoz. Sa më shumë vite punë, sa më e vërtetë rroga, shumëzimi i këtyre të dyjave prodhon pensionin”, tha Veliaj.Apeli për skemën e re të pensioneve u bë gjatë një aktiviteti për ulejn e aksidenteve në punë ku drejtori i Inspektoriatit të Punës nënvizoi se ajo që synohet është rrtija e ndërgjegjësimit për një mjedis të sigurt pune.“Të rrisim ndërgjegjësimin e krijimit të mjedisit të shëndetshëm për punonjësit dhe natyrisht duke pasur mjedise të tilla kaq të sigurta, kaq të shëndetshme, ne sigurisht vijme te konkluzioni dhe tek kjo ditë e sotme, që natyrisht është një ditë feste e ditës së njëmijtë pa aksidente”, u shpreh Dritan Ylli.Skema e re e pensioneve që hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm është vlerësuar nga Banka Botërore si një nga skemat më të mira në botë.