Protesta e PD, sondazhi në Ora News: 60% kundër, kërkojnë rikthimin në Kuvend

Partia Demokratike zbret sërish në rrugë në protestë kundër qeverisjes Rama-Meta. Tubimi i sotëm vjen pas një periudhe të gjatë bojkoti në parlament të opozitës, për shkak të dhunimit në Kuvend të deputetit demokrat Genti Strazimiri.Duke e përcaktuar si një opozitë qytetare, më shumë sesa opozitare, demokratët parashikojnë të mbledhin në shesh rreth 100 mijë protestues nga të gjitha ngjyrat politike.E megjithatë deri në orën 12:00, kur pritet të startojë tubimi, nga një sondazh i zhvilluar nga Ora News rezulton se qytetarët mbështetin më tepër aksionin e opozitës në Kuvend, sesa atë në rrugë.sondazhiNga 2 553 votues që janë bërë pjesë e sondazhit, 60% e tyre apo 1529 votues janë për rikthimin e demokratëve në parlament, ndërsa 40% apo 990 votues për protesta.