Lezhë, dogji zyrën për dokumentat, ndjekje penale për kreun e “jetimëve”
Ndiqet penalisht në gjendje të lirë kreu i Shoqatës së Jetimëve në Lezhë. Ndoc Lulaj dyshohet të jetë autori i zjarrvënies së zyrës së kësaj Shoqate mesditën e së premtes, pasi është dhe personi i fundit që ka dalë nga zyra, pak çaste para se të verifikohej zjarri.Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije për Ora News se Lulaj dyshohet se i ka vendosur vet zjarrin zyrës së Shoqatës së Jetimëve për të djegur dokumentet. Megjithatë 62- vjeçari i pyetur në polici nuk e ka pranuar akuzën e zjarrvënies.Nga ana e bluve të Lezhës vijojnë hetimet lidhur me arsyet se përse Lulaj kishte vendosur të digjte dokumentet e Shoqatës që drejtonte.Një ditë më parë, zyra e Shoqatës së Jetimëve në Lezhë, e ndodhur në katin e katërt të një pallati, u përfshi nga flakët, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.Forcat zjarrëfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e flakëve.