Vlorë, përplasen 2 makina, humb jetën 50 vjeçarja, plagoset një vajzë
Vlorë-Një 50 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa një vajzë e re është plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të premtes në zonë e Ujit të Ftohte.Viktima dhe e plagosura ishin duke udhëtuar në të njëjtin mjet tip Peugeot me targa AA887JN kur u përplasën kokë më kokë me një BMW me targa AA448HC, e cila drejtohej nga një i ri.Sipas policisë viktima është Rajmonda Ahmeti 50 vjeçe, ndërsa e plagosura Juna Hoxha 35 vjeçe, drejtuese e mjetit. Hoxha është nëndrejtoreshë e Portit të Durrësit.E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e mjetit BMW Klodian Llanaj, si i dyshuar per "Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor"2 ditë më parë një tjetër aksident u shënua në të njëjtin vend me pasojë dy të plagosur. Rruget në këtë zonë janë pa ndricim e sinjalistikë, si pasojë e prishjeve të ndërtimeve që janë bërë gjatë këtyre kohërave për Lungomaren.[caption id="attachment_426172" align="alignright" width="640"]
Në foto: Dy makinat e aksidentuar në Vlorë[/caption][caption id="attachment_426171" align="alignright" width="640"]
Në foto: Dy makinat e aksidentuar në Vlorë[/caption]