Piano e rrallë e filmit Casablanca del në ankand
Pianoja e rrallë që ndodhej në kafenenë e Rik, në filmin e famshëm klasik Casablanca, një prodhim i Hollywood në vitin 1942, pritet të thyejë rekordin e shitjeve në ankandin e 24 nëntorit në Nju Jork.Piano është njëra prej dy instumententeve në film, që aktori dhe këngëtari Dooley Wilson luajti teksa këndoi As Time Goes By, dedikuar të dashuruarve të filmit, interpretuar nga aktorët e famshëm Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman.Instrumenti café Casablanka pritet të arkëtojë shifra të mëdha si pjesë e ankandit Bonhams and Turner Classic Movies .Piano që pritet të shitet më 24 nëntor është shfaqur në Paris, në skenat retrospektivë dhe arkëtoi 603 mijë dollarë në ankandin e vitit 2012. Gjithsej në ankand janë 30 artikuj të Casablankas, të nxjerra në shitje nga një koleksionist privat.Përveç pianos, në shitje janë edhe dyert e brendshme dhe të jashtme të klubit të natës ku Bogart dhe Bergman takohen përsëri dhe rindezin romancën e tyre. Ka gjithashtu fotografi me firmat e protagonistëve të filmit, skenari final dhe dokumentet e filmit.Ankandi do të përfshijë gjithashtu një fustan veshur nga aktorja Rita Hayworth në rolin e Gildës në vitin 1946 dhe veshje të Barbara Streisand në filmin "On a Clear Day You Can See Forever, The Way we were" dhe "Yentl."