Vazja holandeze, nuse xhihadiste, tashmë e burgosur
Një gjyqtar në Holandë vendosi të zgjasë paraburgimin e një vajze të re holandeze , e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë për t'u martuar me një luftëtar të shtetit islamik.Vajza, e njohur si "Aicha", u paraqit në gjyq për akuzën e bashkimit me organizata terroriste. Aicha, e konvertuar kohët e fundit në myslimane, besohet se ka udhëtuar në kalanë e Raqqas në Siri që të martohet me një luftëtar ekstremist. Seance e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun dhe median, por një seance e hapur pritet pas tre muajsh.Mediat holandeze raportojnë se Aicha ka lënë Hollandën në muajin shkurt për t'u martuar ligjërisht me Ilmaz Omar, një luftëtar holandezo-turk, që ka shërbyer edhe në ushtrinë holandeze. Nëna e saj udhëtoi për në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë për ta sjellë atë në shtëpi, duke injoruar edhe këshillat e qeverisë holandeze.Ka raporte kontradiktore nëse Monik hyri në shtetin Sirian apo e takosi vajzën e saj në kufirin turk. Gjithsesi tashmë vajza po mbahet në burg, por i është lejuar takimi vetëm me nënën e saj Monik.Nëse shpallet fajtore, Aicha përballet me një dënim deri në 30 vite burg. Ajo është një nga vajzat e shumta adoleshnete apo edhe të ritura europiane që kanë shkuar kohët e fundit në Siri dhe Irak. Besohet se disa prej tyre shkojnë për motive ideologjike, kurse një pjesë tjetër e tyre shkojnë në vendet e konfliktit për tu martuar me luftëtarë, përfshirë edhe ata të shtetit islamik.