Skandal në Këshillin Bashkiak të Ballshit, Feçor Shehu "Qytetar Nderi"

Këshilli Bashkiak i Ballshit i ka dhënë titullin pas vdekjes ish-kreut të Sigurimit të Shtetit dhe ish ministrit të Brendshëm në vitet 1970- 1982.Propozimi është bërë nga veteranët e luftës me motivacionin "Si protagonist i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Mallakastër dhe si personalitet në formësimin e Shërbimit Informativ Shtetëror".Por, emri i Feçor Shehut ka përplasur këshilltarët, duke bërë që vetëm e djathta të votojnë titullin për ish ministrin e Brendshëm, i pushkatuar dhe vetë nga regjimi në vitin 1983. Pasi të majtët kanë lënë sallën, për Feçorin votuan anëtarët e djathtë, bashkë me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Anila Goxhaj, e cila ka kaluar me të djathtët.Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Ballshit janë vlerësuar dhe shpallur "Qytetar Nderi" të Mallakastrës më shumë se 10 personalitete, mes të cilëve: Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Fatos Klosi, Vilson Ahmeti dhe Bashkim Shehu.