Lezhë, makina përplas endacaken, vdes në spital 55-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2014, 09:47
Një 55-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet, mbrëmjen e së premtes.Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shën Kollit.Viktimë e aksidentit ka mbetur Lena Dushku, e cila ka gjetur vdekjen nga plagët e marra në Spitalin Ushtarak të Tiranës rreth 2 orë pas ngjarjes.Dushku u përplas nga një automjet Benz 190 me targa TR 9718 J me drejtues shtetasin Din Mujaj me banim në Kamëz.Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje mbi rrethanat e aksidentit.Nga të dhënat e para është bërë e ditur se shkak për ngjarjen është bërë ndërprerja e rrugës, nga ana 55-vjeçares, e cila ishte endacake dhe i ka prerë rrugen automjetit.