Lufta ndaj Krimit, parandalim nëse ka nivel komunikimi me të dhunuarit

Një krim parandalohet nëse ata që merren me të dënuarit dhe viktimat, nëse ata që punojnë me ta çdo ditë kanë një nivel kualifikimi.Gjatë shpërndarjes së diplomave të 52 studentëve të parë të masterit për Administrim të Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë, ambasadori i OSBE-së vuri theksin te nevoja për forcimin e këtyre institucioneve në sistemin e drejtësisë.“Prezenca e OSBE-së e inicioi dhe e mbështeti zhvillimin e këtij programi të ri dhe të avancuar ndërdisiplinar studimesh me qëllim forcimin e këtyre institucioneve në sistemin e drejtësisë dhe me synim parandalimin e krimit dhe edukimin e ri-integrimin e të dënuarve nga drejtësia në shoqëri.Është e kuptueshme që këto institucione mund të ofrojnë shërbime të mira vetëm nëse profesionistët që punojnë çdo ditë me të dënuarit dhe me viktimat e krimit marrin një edukim dhe trajnim shumë të specializuar.”Ndërsa Rektori I Universitetit te Tiranës Dhori Kule tha se diplomimi i 52 studentëve është një përmbyllje e suksesshme me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe Misionit të OSBE në Shqipëri.“Është përmbyllja e një iniciative shumë të suksesshsme që na erdhia para dy vjetësh nga OSBE, gjeti përkrahjen e 3 insititucioneve, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Universitetit të Tiranës për të filluar një përvojë të re edukimi.”Për të parandaluar krimin kërkohet mbështetja në zhvillimin e reagimeve kolektive pozitive ndaj problemeve me të cilat përballen komunitetet dhe individët.