Gjirokastër, digjet shtëpia ku ka lindur disidentja Musine Kokalari

Gjirokastër- Një zjarr aksidental ka djegur banesën e lindjes së disidentes Musine Kokalari në lagjen “Palorto”, në qytetin e Gjirokastrës.Ka qenë ora 20:10 e së premtes kur flakët e zjarrit janë shfaqur në mjediset e brendshme të shtëpisë ndërkohë që brenda pak minutash kanë përfshirë të gjithë banesën e gurtë trikatëshe.Pesë pjesëtarët e familjes, pasardhës të Musine Kokalarit, që jetonin aktualisht në shtëpi kanë mundur të dalin duke iu shpëtuar flakëve.Në vendngjarje kanë mbëritur efektivat e policisë, ato zjarrfikëse të cilët të ndihmuar edhe nga banorë të lagjes kanë tentuar të shuajnë zjarrin.Por si shkak i dyshemeve dhe tavaneve prej druri në brendësi të banesës, flakët brenda pak minutash kanë përfshirë të gjitha katet duke e shkrumbuar tërësisht shtëpinë.Kjo banesë mbarte vlera historike dhe ndërtimore. Në këtë shtëpi kaloi fëmijërinë dhe rininë e hershme disidentja Musine Kokalari, ndërkohë që shtëpia kishte edhe një profil të veçantë të ndërtimeve tradicionale me gur dhe dru.Vitet e fundit pasardhësit e familjes Kokalari të mbështetur me fonde edhe nga Bashkimi Europian kishin nisur restaurimin e shtëpisë për ta kthyer atë në një muze të disidencës antikomuniste.[caption id="attachment_426228" align="alignnone" width="640"]banesa e djegur ne gjirokaster Në foto: Banesa e Musine Kokalarit e perfshire nga flakët[/caption]