Joe Biden dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke i konsideruar të papranueshme dhe i kërkoi Moskës respektimin e marrëveshjes së 5 shtatorit, nënshkruar nga palët në Minsk të Bjellorusisë.Duke iu referuar aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars të këtij viti dhe mbështetjes prej saj të rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës, në një deklaratë për shtyp së bashku me Poroshenkom Biden tha se Rusia ka shkëlur në mënyrë flagrante themelet dhe parimet ndërkombëtare."Ne kemi parë veprime shumë provokuese, të cilat janë mosrespektimi më i hapur i marrëveshjes së nënshkruar. Nëse Rusia vazhdon kështu, do të përballet me ritje të kostos dhe izolim. Unë ju garantoj mbështetje në rrugën tuaj të demokracisë dhe begatisë.Teksa Biden i siguroi Ukrainës mbëshjtejen e SHBA dhe partneritet të madh, Poroshenko tha se do të bëjë gjithçka për të respektuar armëpushimin."Ne kemi nevojë për një proces të qetë si kurrë më parë. Ukraina I ka ndërmarrë të gjitha angazhimet e saj për respektim të paktit të Minskut. Në do të bëjmë gjithçka jo vetëm për respektim të marrëveshjes, por edhe për reformat e integrimit të vendit.Vizita e Bajden në Ukrainë përkon me përvjetorin e revoltave masive në sheshin e Mejdanit, të cilat cuan në rrëzimin e presidentit të asaj kohe, Viktor Janukoviç.