Infrastruktura rrugore, shpronësimi, pengesa kryesore për të vijuar punimet

Shpronësimet janë një ndër pengesat kryesore për realizimin e I investimeve publike.Ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave u shpreh se procesi i investimve ka ecur pozitivisht por përcaktoi si një prej problemeve kryesore vlerën e shpronësimeve por edhe cilësinë e punimeve.“Projekte të cilat janë ngadalësuar për arsye të difekteve që janë gjetur në drejtim të projekteve, të cilësisë së projekteve dhe vecanërisht në drejtim të shpronësimeve. Problematika e shpronësimeve është e jashtëzakonshme. Në vend që procesi të ndikonte pozitivisht në nagazhimin e komuniteteve, mënyra që ka qenë e organizuar ka krijuar shpesh herë bllokime dhe rezistenca shumë të mëdha nga komunitetet.”Relatori i Buxhetit, Anastas Angjeli kërkoi që investimet në infrastrukturë të realizohen në mënyrë transparente dhe brenda afatit të përcaktuar.“Çdo tremujor i humbur i realizimit të objektivave në investim nuk mund të zhvendoset në një tremujor tjetër se pastaj do duhet tremujor që ta kapi. Çelja në kohë e financimit të këtyre projekteve, kontrolli i këtyre projekteve për zbatimin e tyre, transaprenca dhe rritja e cilësisë së tyre. ne jemi në një moment për të rritur cilësinë e shpenzimeve”Kreu i Infrastrukturës bëri me dije se brenda këtij viti do të përfundojë dhënia me koncesion e rrugës së Kombit.“Konkretisht jam duke folur për rastin konkret të koncensionimit të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit që besoj se do të tenderohet brenda këtij viti”Një ndër projekt ambicioze për vitin e ardhshëm ministri Haxhinasto përcaktoi nisjen e studimit për ndërtimin e aeroportit në jug të vendit.“Do të realizojmë një studim për aeroportin e jugut që është hap i rëndësishëm për të realizuar edhe investimin përkatës për të”Buxheti 2015 për ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës është 43 miliard me nje rritje prej 2.7 miliardësh.