Haziri: Marrëveshja me PDK në parim, Mustafa i nominuar për kryeministër
Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka deklaruar për Ora News me gazetaren Linda Karadaku, se marrëveshje me PDK është një marrëveshje e arritur në parim. Edhe pse nuk ka një emër konkret Haziri ka deklaruar se Isa Mustafa është i vetmi emër i nominuar nga LDK për kryeministër.Nënkryetari i LDK u shpreh se sipas marrëveshjes së arritur me PDK, forca që ai drejton do të udhëheqë qeverinë.Zoti Haziri duket që më në fund kemi një marrëveshje të re në Kosovë, PDK-LDK ju ishit pjesë e bllokut të LVAN, si u arrit deri te kjo marrëveshje?Pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK dhe mandatit të ri të kryetarit të LDK Isa Mustafa është arritur në parim një marrëveshje për ndërtimin e institucioneve mes LDK dhe PDK, e cila udhëheq deri tani qeverinë. Kjo marrëveshjë në parim nënkupton se do të ketë angazhime në mënyrë që LDK të marrë udhëheqjen e qeverisë. Pas një historie 15 vjeçare të përfundimit të luftës, për herë të parë do të marrim drejtimin e qeverisë dhe do të ndërtojmë një qeverisje efikase, të hapur me duar të pastra duke e shkëputur Kosovën nga këto probleme që sot i ka të identifikuara dhe i ka problematike dhe për të sjellë një fillim të ri për shtetin tonë.Thaçi nuk dha emër kryeministri, tha që jemi pajtuar vetëm për koalicion. Megjithë insistimin nuk e tha kush do jetë kryeministri…Në parim ne jemi marrë vesh që LDK do të udhëheqë qeverinë. Ne nje mandat e kemi dhënë për kryetarin e LDK, ai mandate është në fuqi dhe nuk ka opzion tjetër. Përsa i përket bllokut të koalicionit pas zgjedhor, prej qershorit LDK ka qenë shumë e angazhuar dhe e përkushtuar në analizimin e asaj marrëveshje. Fatkeqësisht ndërhyrja e gjykatës kushtetuese dhe vendimi i saj ka bërë që marrëveshja mos zbatohet në tërësi dhe ne të kemi rol sekondar.Nëse ju jeni marrë vesh që LDK do të udhëheqë, atëhere pse nuk ka një konfirmim nga Thaçi?Isa Mustafa është i vetmi emër i nominuar i LDK për kryeministër dhe mandatari i ardhshëm për kryeministër.Rrezikon që kjo marrëveshje të prishet nga ndërhyrje të tjera?Nuk ka asnjë lloj arsye, sepse këto dy parti dhe pjesëmarrja e minoriteteve ka krijuar një shumicë parlamentar. Në këtë marrëveshje nuk ka asnjë arsye të mos zbatohet. Durimi qytetar ka 5 muaj ka qenë i madhe për të implementuar rezultatet e 8 qershorit. Kosovën e presin shumë sfida.A ka mundësi që marrëveshja të jetësohet për shkak se prezente aty ka qenë edhe ambasadorja amerikane?“Kjo marrëveshje është bërë me lehtësimin e presidents së Republikës dhe prezenca e ambasadores tregon besim dhe mbështetje në këtë marrëveshje parimore, por edhe shtetet anëtare të Kuintit janë ato që kanë reaguar pozitivisht dhe presin implementimin e marrëveshjes.