Kryeministri turk qetëson gjakrat e ndezura mes Ankarasë dhe Washingtonit

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka zbutur tonet me Uashingtonin mbi debatin e nxehtë të koheve të fundit për luftën kundër Shtetit Islamik.Por Davutoglu bëri të qartë se Ankaraja nuk do të heqë dorë nga kërkesat e saj, si krijimi i një zone ajrore ndalim fluturimi dhe rrëzimin e presidentit të Sirisë Bashar al Asad. Duke folur pak pas arritjes së zëvëndëspresidentit amerikan Joe Biden në Stamboll, Davutoglu tha se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Siri për sa kohë Asad ndodhet në pushtet.Politika nuk duhet të diskriminojë dhe duhet të trajtojë njësoj krimet e luftës dhe praktikat cnjerëzore kur kryhen qoftë nga organizata terrorise, qoftë nga regjimet shtetërore, tha kryemisntri turk.Ankaraja është treguar partnere e gatshme në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik, duke argumentuar se sulmet ajrore në Irak dhe Siri nuk janë të mjaftueshme dhe është e dosmosdoshme një strategji e plotë për të zgjidhur krizën siriane.Turqia është kritikuar për indiferëncë ndaj Kobanit, ku aktualisht po zhvillohet beteja më e përgjakshme mes forcave kurde dhe militantëvë të shtetit islamik.Davutoglu tha se ndërsa Ankaraja dhe Uashingtoni mund të ndryshojnë në metaodat e tyre, synimet janë të përbëshaktëa pasi të dyja vendet duan rrëzimin nga pushteti të Asad.