Aksioni i energjisë, Ministri Koka apel qytetarëve ta mbështesin

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i shoqëruar edhe nga drejtori i OSHEE, Arben Seferi kanë parë nga afër aksionin për prerejen e lidhjeve të paligjshme të energjisë në zonën pas Universitetit të Arteve në Tiranë.Ministri i Mjedisit tha se ky aksion duhet përkrahur edhe nga qytetarët pasi bëhet fjalë për një dëm prej 150 milionë euro në vit.“Ky aksion duhet përkrahur, duhet përshëndetur dhe të mos ketë asnjë lloj rezistence nga qytetarët, sic edhe e theksova 150 milionë dollarë janë shumë për ekonominë shqiptare.”Ministri Koka apeloi që të gjithë të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore, të paguajnë energjinë dhe mbi të gjitha të shkëputin lidhjet e paligjshme.