“Liri në Bremen”, drama me regji të Sesilja Plasarit

Pas vlerësimit si "Regjisorja më e Mirë e Vitit" me shfaqjen  "Kasollja e vogël", regjisorja Sesilja Plasari ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar "Liri në Bremen". Pjesa, e cila është përkthyer nga regjisorja Plasari rreth moshës 28 vjeç, është një vepër e frymëzuar nga një ngjarje e vërtetëDrama  "Liri në Bremen" frymëzohet nga një ngjarje e Bremenit të vitit 1831, ku u bë ekzekutimi i fundit publik me prerje koke, i një gruaje që kishte helmuar me arsenik pesëmbëdhjetë persona të familjes.Personazhi kryesor i veprës është Geshe-ja, vjen si një luftëtare spontane e përpjekjes së gruas për emancipim.Ashtu sic premtoi në nisje të sezonit drejtori i teatrit Kombëtar Hervin Culi në skenë do të ngjiten aktorë profesionistë të cilët I kanë munguar skenës shqiptare."Liri në Bremen" e cila do të vihet në skenë mbrëmjen e së shtunës në orën 19.00, do të interpretojnë emra të njohur si Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu, Anastas Kristofori dhe shumë  të tjerë