Bojkoti i opozitës, ministri i Jashtëm gjerman kërkon kthimin në Kuvend

Teksa opozita vijon të qëndrojë jashtë parlamentit dhe pritet të dalë në protestë të shtunën, Gjermania apelon rikthimin e saj në Kuvend.Thirrjen e ka artikuluar Michael Roth, Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane të Gjermanisë, i cili ka kërkuar që palët politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të çuar para vendin drejt integrimit."Partitë politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për përmbushjen e reformave. Një rrugë e vështirë përballet më lehtë duke bashkuar forcat. Debati është pjesë e jetës politike. Por debatet duhet të jenë pjesë e jetës parlamentare, dhe jo jashtë saj".Ministri i Shtetit që ka qenë krah Shqipërisë në avancimin e procesit integrues, tha se data e hapjes së negociatave, do përcaktohet nga vetë shqiptarët, me përmbushjen e detyrimeve."Se kur do të hapen negociatat, këtë nuk ua them dot. Shqipëria e ka në dorë të përcaktojë ritmin. Me gjithë reformat që ka bërë, Shqipërisië i mbetet ende punë për të bërë, veçanërisht në drejtim të krimit të organizuar, luftës ndaj korrupsionit dhe reformimit të administratës publike"Deklaratat ministri i Jashtëm i bëri në krah të homologut Ditmir Bushati në seminarin për 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Shqipërisë, tha Bushati, i mbetet ende punë për të bërë, për të shembur murin që e ndan nga Europa.“Me rrëzimin e murit, gjermanët bashkuan jo thjesht Gjermaninë, por filluan bashkimin e Europës, por që Europa të jetë e bashkuar nuk mjafton vetëm shembja e kufijve, por është e domosdoshme shembja e mureve të panatyrshme. Ne shqiptarët kemi arritur ta lexojmë murin drejt. Është kjo që na shtyn të vazhdojmë rrugën drejt BE dhe jemi të ndërgjegjshëm që ende pas 25 vjetësh kemi shumë për të bërë për të bërë që të shembin murin ndarës nga Europa”Në ministrinë e Jashtëm u prezantuan fotografi dhe dokumentar të realzuara në Shqipëri për rënien e murit të Berlinit.