Braktisin fëmijët në Francë për të marrë azil, 7 persona në hetim
Pasi i çojnë në Francë, fëmijët vetëdorëzohen tek autoritetet shtetërore duke deklaruar se janë braktisur, në këtë mënyrë ata kërkojnë azil.Tashmë autoritetet franceze kanë rënë në gjurmët e këtij migracioni të paligjshëm dhe në bashkëpunim me policinë shqiptare kërkojnë ta ndalojnë.Janë tre raste të evidentuara kur fëmijë të moshës 15 dhe 16 vjeç janë dorëzuar tek autoritetet franceze duke deklaruar se ishin braktisur nga prindërit apo kujdestari i tyre.Për këto tre raste, 7 persona, mes tyre 3 femra, ka nisur procedim penal për akuzën “Braktisja e fëmijeve të mitur".Ky hetim është iniciuar nga informacioni i marrë nëpërmjet Europol-it nga Zyra Ndërlidhëse Francë, për një grup personash që organizojnë migrimin e paligjshëm të femijëve minorenë.Personat në hetim:" K.K , vjeç 40, banues në Valias i Ri Kamëz, Tiranë." P.M, vjeç 41, banues në Tiranë.Procedimi penal në ngarkim të këtyre dy shtetasve filloi pasi, shtetasi K.K, në rolin e prindit dhe shtetasi P.M ne rolin e kujdestarit kanë braktisur jashtë shtetit femijën e mitur, shtetasin E.K,vjeç 15, i cili ka kërkuar azil në Shtetin Francez." S.H, vjeç 43, banuese në Krujë." V.M, vjeç 37, banuese në Tirane.Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetaseve filloi pasi , shtetësja S.H ne rolin e prindit dhe shtetësja V.M në rolin e kujdestarit, kanë braktisur jashtë shtetit fëmijen e mitur, shtetasin R.H,vjeç 15, i cili ka kërkuar azil në Shtetin Francez." P.M, vjeç 44, banues në Bulqizë të rrethit Dibër" H.M , vjeç 44, banues në Tiranë.Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, shtetasi P.M në rolin e prindit dhe shtetasi H.M në rolin e kujdestarit kanë braktisur jashtë shtetit fëmijen e mitur, shtetasin S.M,vjeç 16, shtetas i cili ka kërkuar azil në shtetin Francez." V. T, vjeç 31, banuese në Perrenjas.Procedimi penal në ngarkim të kësaj shtetaseje filloi pasi ajo në rolin e prindit, në bashkëpunim me shtetasin, H.M në rolin e kujdestarit kanë braktisur jashtë shtetit fëmijen e mitur shtetasin K.T,vjeç 15, shtetas i cili ka kërkuar azil në shtetin Francez.