Shefi i NATO-s monitoron vetë Balltikun e kërcënuar nga Rusia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbikqyrur në vetë të parë hapësirën ajrore të aleancës, duke fluturuar me një avion mbi Balltik.Ai u shoqërua në misionin nga avionët luftarak F-16 të NATO-s, për të parë zonën ku javët e fundit është raportuar infiltrimi i avionëve luftarakë rusë.Dy avionët çekë e shoqëruan Stoltenbergun nga Letonia në Lituani, ku vizitoi një qendër të kontrollit ajror të NATO-s dhe u takua me krerët e vendit.Në pamjet filmike të publikuara nga vetë NATO të premten, Stoltenberg shfaqet duke përshëndetur me dorë pilotin e avionit luftarak, ndërsa edhe ai ia kthen përshëndetjen.Vizita e Stoltenbergut në shtetet balltike vjen si përgjigje e shtimit të aktivitetit të avionëve rusë rreth Europës.Aleanca e Atlantikut Verior është zotuar që do të jetë më e vëmendshme në ruajtjen e hapsirave tokësore, detare dhe ajrore dhe ka rritur gatishmërinë që prej aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe lëvizjeve separatiste në lindje të Ukrainës.

