Enrico Iglesias fiton çmimin Grammy, përgëzon Obamën
Enrike Iglezias dhe këngëtari uruguajan, Horge Dreksler, ishin dy fituesit e mëdhenj të Çmimeve Grammy Latine, në një ceremoni që u dominua edhe nga reforma për emigracionin e presidentit Barack Obama.Iglezias fitoi tre çmime Grammy, përfshi edhe atë të këngës së vitit, ndërsa Dreksler dhe këngëtarja franko-kiliane, Ana Tizhu, fituan çmimin si regjistrimi i vitit me këngën "Universos Paralelos".Kitaristi i ndjerë spanjoll, Pako de Lusia, fitoi dy çmime, ku njëri ishte ai për albumin e vitit. Muzikanti i famshëm u nda nga jeta në shkurt të këtij viti, në moshën 66-vjeçare.Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Las Vegas, fjalimi i Obamës u dha drejtpërdrejt në hapjen e ceremonisë. Ai mund të ligjërojë qendrimin në SHBA të rreth 5 milionë emigrantëve pa dokumenta të rregullta, një çështje mjaft e ndjeshme kjo sidomos për komunitetin hispanik.Të pranishmit duartrokitën fjalimin e Obamës ndërsa Iglezias dha mendimin e tij ndërsa pranoi çmimin për këngën e vitit me hitin e tij "Bailando".Nëpërmjet lidhjes nga Parisi, spanjolli tha: "Sonte është një natë historike jo vetëm për të gjithë artistët latinë, por për të gjithë latinët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara".Ky ishte edicioni i 15-të i çmimeve Grammy Latine, fituesit e të cilit zgjidhen nga një panel me pjestarët e Akademisë Latine të Arteve dhe Shkencave.