Pallati i Kulturës, ekspozita tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2014, 13:40
Tiranë - Ndryshe nga paraditja, duket se mbrëmja ka rikthyer vëmendjen e kryeqytetasve tek Pallati i Kulturës, i cili është kthyer në ekspozitë me foto të Shqipërisë në 70 vite.I pajisur me drita, tashmë fotot gjigande të cilat kujtojnë luftën heroike të shqiptarëve, ka bërë që shumë qytetarë të ndalojnë dhe të fotografojnë.Por ekspozita për 70-Vjetorin e Çlirimit të vendit e cila do të qëndrojë e hapur deri në 29 nëntor, ka bërë që qytetarët të ndalen për një moment dhe të diskutojnë midis tyre për të bërë një koment rreth fotove të ekspozuara.Një ekspozitë për ti treguar brezit të ri se shqiptarët janë populli i cili realisht ka dhënë gjithçka për lirinë e tij.