Shpëtohen 283 emigrantë, roja bregdetare italiane ndërhyn në ujërat libiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2014, 12:54
Roja bregdetare italiane ka shpëtuar të enjten 283 emigrantë që kishin mbetur në det të hapur, madje duke u futur edhe në hapësirën detare libiane.Tre gomone të mbushura me emigrantë afrikanë u panë në det nga patrulla, ku një prej të cilave nuk ishte shumë larg bregdetit libian. Emigrantët u transferuan në mjetet e rojes bregdetare para se të dërgoheshin në brigjet e Siçilisë.Kohët e fundit, Italia ka mbyllur shërbimin e shpëtimeve detare, që deri tani u ka shpëtuar jetën më shumë se 100 000 emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, por gjithsesi roja bregdetare u përgjigjet thirrjeve për ndihmë në raste emergjente.
