Protesta e 22 nëntorit, PD e Fierit: Të gjithë bashkë kundër shtrenjtimit të jetesës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2014, 13:07
Fier - Një ditë para protestës së opozitës më 22 Nëntor, kreu i Partisë Demokratike dega Fier, Luan Baçi, bëri thirrje për të qenë bashkë, në revoltën kundër rritjes së taksave, rritjes së energjisë dhe një sërë veprimesh të qeverisë që sipas tij rëndojnë çdo qytetar.Nga selia blu e Fierit, Baçi përsëriti se protesta është ekonomike dhe prek të gjithë shqiptarët.Protesta e 22 nëntorit, do të nisë me sheshin "Skënderbej" në kryeqytet, për t'u përqëndruar para kryeministrisë.