VIDEO/ Gruevski flet shqip, shqiptarët kërkojnë shumë më tepër prej tij

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, më në fund ka folur edhe në shqip. Të paktën është përpjekur…Në një ceremoni me rastin e 13-vjetorit të themelimit të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë, Gruevski është përpjekur të formulojë dy fjali në shqip në lidhje me disa projekte për studentët. Por edhe pse nuk është kuptuar mirë, sërish të pranishmit e kanë duartrokitur.Edhe pse do t'i duhet më shumë se kaq për të ndryshuar qendrimin ndaj shqiptarëve, një përpjekje që gjithsesi lë të kuptohet se dozat e nacionalizmit te Gruevski mund të jenë ulur.Deri më tani, Gruevski nuk është dalluar për bashkëpunim dhe dashamirësi ndaj shqiptarëve. Sidomos, me projektin "Shkupi 2014", në të cilin është përpjekur të paraqesë si figura kombëtare maqedonase mjaft personazhe shqiptare e bullgarë të famshëm.