Apeli i familjes Kaçorri:Shteti të na ndihmojë me identifikimin e trupave

Familja e Erinda Kaçorrit, qe humbi jetën pasi kamioni ku udhëtonte ilegalisht u përfshi nga flakët, i bën apel shtetit shqiptar që të bashkëpunojë me atë francez për të bërë të mundur identifikimin e kufomës së vajzës.“Unë kërkoj të identifikohet kufoma sa më shpejt, ta dimë. Nëse është kufoma jonë të vazhdojmë mortin, nëse nuk është e jona, do të jetë e ndonjë tjetri, edhe ajo nënë është. Të na ndihmojë ambasada franceze, shteti shqiptar sa më shpejt. Nuk kemi asnjë kontakt.”“I kërkoj qeverisë shqiptare dhe qeverisë franceze të bashkëpunojne për identifikimin e vajzës sime dhe të bëjnë përpjekje në një kohë sa më të shkurtër të më japin një përgjigje”Babai, Ded Kaçorri tregon mes pikëllimit për humbjen e së bijës, sesi udhëtimi i saj i shkëputur në mes ishte finalizimi i dy refuzimeve pa asnjë shpjegim për vizë nga ambasada britanike.“Erinda ka kërkuar nëpërmjet dokumentave për të vazhduar studimet në Angli, ku ka gjetur edhe shkollën, ka bërë edhe pagesat konform kërkesave që kërkoi shkolla, me të gjitha dokumentat e nevojshme të cilat faktohen nëpërmjet bankës, por viza ju refuzua, me një fjalë të thjeshtë: Refuzoj”Nëna e Erindës, Marie Kaçorri tregon e shokuar sesi vajza u largua përmes aeroportit të Rinasit për në Beligjikë, një javë më parë, ndërsa prej së mërkurës humbi kontaktet.“E kam përcjellë deri në aeroport, të mërkurën deri në orën 09:30 kam folur me të. Më tha që jam mirë”Erinda Kaçorri tentoi të shkonte në mënyrë ilegale në Angli, sebashku me një të afërm të fejuarit të saj, por udhëtimi u pre në mes nga flakët që dogji kamionin ku ishin fshehur dy shqiptarët.Familja Kaçorri në Rrëshen ka hapur dyert e mortit. Dy viktimat janë të fundit në listën në rritje te azilkërkuesve që humbin jetën në kërkim të tokës së premtuar angleze. Ndërkohë që incidenti tregon rreziqet e emigrantëve që kalojnë ilegalisht me kamion dhe maune në drejtim të Britanisë së Madhe.Leta kacorri familja kacorri familja kacorri1