Emergjenca në Nju Jork, parashikohen reshje shiu dhe përmbytje
Skuadrat e emergjencave në veriperëndim të shtetit të Nju Jorkut vazhdojnë të pastrojnë rrugët dëbora e rënë të enjten. Trashësia e dëborës arriti deri në mbi 2 metra.Por parashikimet e motit për zonën tregojnë se priten rreshje të dendura shiu, çka mund të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha në godinat e dobësuara."Të shtunën pritet të bjerë shi" tha një punonjës i kontesë Iraj, Mark Polonkarz."Dhe dëbora që ka rënë gjatë javës nuk do të shkrijë, por do të shërbejë si sfungjer për ujin që do të mbidhet në sasi të mëdha. Gjendja e emergjencës nuk ka përfunduar ende, kjo do të ndodhë pasi të kemi kaluar edhe përmbytjet".Gjendja e emergjencës vazhdon të mbetet në fuqi në dhjetë konte në Nju Jork, ndërkohë që udhëtimi me makinë ëhtë ndaluar në disa rrugë ndërshtetërore.Banorët e rajonit e përshkruan dëborën e së enjtes si një prej më të rëndave në histori. Deri më tani, tetë raste vdekjeje janë lidhur me stuhinë më të fundit. Në disa zona pranë liqeneve të Mëdha dëbora rriti në trashësinë 2 metra.Në Bafalo, një prej qyteteve më të prekur, me shpresën për të pastruar stadiumin e futbollit para ndeshjes së të dielës mes Bafalo Bills dhe Nju Jork Xhets, klubi u ofroi nga dhjetë dollarë në orë dhe bileta për ndeshjen njerëzve që do të ndihmonin në aksion.Gjithsesi ka pak gjasa që ndeshja të luhet për shkak të mbylljes së rrugëve. Në një tjetër konte, në Çiktouaga, rreth 100 banorë u larguan nga shtëpitë e tyre, për të shmangur rrezikun e shembjes prej dëborës dhe u vendosën në qendrat mjeksore.