Rastet e dhunës në familje, psikologët: Gratë të mos heshtin
Dhuna ndaj gruas mund të parandalohet vetëm nëse nuk heshtim! Ky është apeli që psikologia, Rezarta Rasa, i bën shoqërisë shqiptare, duke marrë shkas nga rastet ekstreme të ushtrimit të dhunës ndaj femrave në Shqipëri, të cilat nga një dhunë e thjeshtë, perfundojne me pasoja më vdekje.Sipas psikologes Rasa duhen ngritur edhe me shumë organizata në mbrojtje të të drejtave të femrave për të parandaluar këtë plagë të shoqërisë.Sipas psikologes shkaqet e rritjes së dhunës në familje janë një ndërthurje faktorësh, mes mungesës së barazisë mes burrit dhe gruas, frikës për të ngritur zërin, mungesës së perkrahjes ekonomike dhe mentalitetit që ekziston kryesisht në zonat rurale, etj.Pavarësisht se nismat kundër dhunës ndaj femrave, stategjitë parandaluese të këtij fenomeni deri tani duket se nuk janë efikase. Rastet e publikuara edhe ne media demostrojne qarte gjendjen alarmante të kësaj dukurie në shoqërinë shqiptare.