Akuzohet për mashtrim, gjykata lë në burg Asllan Patriotin
Gjykata lë në burg një prej kordiantorët e grevës së urisë, ish të përndjekurin politik Asllan Patrioti. Togat e zeza kanë dhënë masën “arrest me burg” për Patriotin, nën akuzën për mashtrim të një shtetasi Italian.Asllan Patrioti u arrestua mbrëmjen e së mërkurës nga policia e Tiranës. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të një biznesmeni Italian, i cili ka deklaruar se nën presion dhe kërcënim iu desh ti jepte Patriotit 700 euro.Por shtetasi Italian me iniciale M.N, bashkëpunoi me policinë dhe prokurorine, ku permes metodave te specilaizuara të përgjimit u filmua e gjithë skena e kërcënimeve dhe dhënies së parave.Ndërkaq shuma e sekuestruar në euro dhe provat filmike i kanë kaluar Prokurorisë dhe rrethit gjyqësor për ndjekje të mëtejshme.Nga ana tjetër koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa e ka konsideruar politik arrestimin e bashkëvuajtësit të tij.