Votimi për kreun e LSI-së, voton Meta, numërimi manual

Ka perfunduar votimin edhe kreu aktual I LSI-së,njëherësh kandidat për një mandat të dytë në garën për drejtimin e LSI-së, Ilir Meta. Menjëherë pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, Meta në një prononcim për mediat u bëri thirrje simpatizantëve dhe mbështetësve të kësaj partie të bëhen pjesë e këtij procesi për ta bërë LSI një forcë fituese në 2013, në emër të sfidave për integrimin.“Është një ditë jo vetëm plot diell, por plot pjesmarrje në këtë konkurim për kreun e LSI por dhe zgjedhjen e delegatëve për në Konventën e LSI-së javën e ardhshme. Ka një pjesmarrje të lartë deri tani, i ftoj të gjithë të tjerët të bëhen pjesë e ketij procesi transparent për të forcuar më tej LSI, për ta bërë një forcë fituese në 2013 në emër të sfidave për integrimin” u shpreh Meta.Meta ka komentuar edhe situatën e grevës së urisë së ish të përndjekurve, ku kërkoi ndërtimin e mekanizmit të verifikimit të ligjit dhe në këtë drejtim, u shpreh ai, të gjithë kanë se cfarë të bëjnë.Nga ana tjetër Sekretari për çështjet zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, deklaroi se ka pasur një pjesmarrje të kënaqshme deri në këto momente, me një mesatare në shkallë vendi 68%. Ndërkaq edhe pse ishte komunikuar më herët se numërimi i votave do të ishte elektronik, Manjani tha se numërimi do të jetë manual dhe do të fillojë menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit në 17:00 dhe përmbylljes së procesverbaleve të votimit.