Mishi tregëtohet sërish në rrugë, asnjë kontroll te tregu “Jordan Misja”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2012, 14:55
Edhe pse më herët Bashkia ka deklaruar se tregu në rrugën “Jordan Misja”, është mbyllur për shkak të pasigurisë së tregëtimti të mishit, thertoret dhe dyqanet vazhdojnë aktivitetin e tyre të përdishëm.E ndërsa tregëtarët guxojnë të tregëtojnë në kushte pa higjenë, konsumatorët vazhdojnë të blejnë duke u treguar neglizhentë ndaj kësaj situate.Madje, po në këtë treg ku shitet gjithcka sheh dhe tezga ku tregëtohen peshq, ndërsa kontrollet, të paktën në këto ditë kanë munguar.Ndërsa tregëtarët shpërfillin ligjin, konsumatorët gjenden aty për të blerë edhe këtë mish që qëndron gjithë ditën i ekspozuar në rrugë, duke mos treguar aspak kujdes për shëndetin e tyre.