Dita e 29 e grevës, Lamaj: Pas reagimit të SHBA-së, policia dhunë në çadra

Në ditën e 29 të grevës së urisë, pas mesazhit për dialog të ndihmës sekretarit amerikan Philip Reeker në drejtim të qeverisë, ish- të përndjekurit kanë denoncuar veprimet e dhunshme të policisë. Vetë grevisti Fatmir Lamaj deklaroi se kryeministri kërkon kufoma, ndërsa shtoi se ky është rasti i dytë i ndërhyerjes brutale të policise, pas incidentit të takimit të ish të përndjekurve me presidentin Nishani.Nga ana tjetër edhe Partia Socialiste përmes Keti Bazhdarit ka akuzuar qeverinë se ka urdhëruar policinë që të largojë sheqerin dhe trisolin shumë të nevojshme për grevistët.“Ështe e turpshme të shohësh si policia ndërhyn dhe kthehet në dietologën e grevës, dhe nuk lejon mjekët të na japin asnjë informacion. Berisha po drejton një regjim dhe me kujton Enver Hoxhën, sepse menjeherë pas daljes së Philip Reeker, Berisha jep urdhër tu heqë njerëzve edhe sheqerin dhe tritolin, të cilat ai i di mirë sa të nevojshme janë për organizmin e këtyre njerëzve”,- deklaroi Bazhdari.