Kryeministri bullgar viziton Tiranën, takim me Berishën

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov zhvillon sot një vizitë dy ditore në Shqipëri me ftesë së kryeministrit shqiptar Sali Berisha.Sot në orën 11.00, kryeministri Borisov do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Berisha ndërsa më pas do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve, të kryesuara nga dy Kryeministrat.Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.Për nder të Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borisov, sot, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.