SHBA në alarm: Kemi sulme kibernetike nga Kina

Kina dhe ndoshta edhe dy vende të tjera kanë kapacitetet për të nxjerrë jashtë pune rrjetin energjitik dhe pjesë të tjera kritike të infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes sulmeve kibernetike. Alarmin e ngriti të enjten shefi i Agjencisë kombëtare të Sigurisë, të njohur si NSA, para një komisioni të kongresit.Admirali, Majkëll Roxhers, i cili mban edhe detyrën e shefit të Komandës amerikane kibernetike, tha se Shtetet e Bashkuara kanë kapur viruse nga Kina dhe vende të tjera në sistemet kompjuterike që ndikojnë në jetën e përditëshme amerikane."Këto viruse mund të nxjerrin jashtë pune pjesë të veçanta të infrastrukturës sonë që mund të cënojnë aftësinë tonë për t'u shërbyer shtetasve amerikanë", tha Roxhers në dwshminë e tij në Komisionin e Shërbimit Informativ të Brendshëm.Sipas Roxhersit, sulmet kibernetike kanë prekur e-mail-et e Departamentit të Shtetit si dhe rrjetin e energjisë elektrike në vend.Përveç Kinës, admirali nuk i bëri të ditur emrat e shteteve të tjera prej nga kanë ardhur sulmet kibernetike, për shkak se hetimet janë në vazhdim.Gjithashtu ai tha se po hetohej edhe mbi individë të veçantë që punonin për shtete të tjera për të sulmuar sistemin amerikan.Dëshmia e Roxhersit u kërkua nga komisioni pas një raporti të nxjerrë nga Projekti "Jeta Amerikane", në të cilin thuhej se një sulm kibernetik me pasoja katastrofale mund t'i ndodhte Shteteve të Bashkuara brenda vitit 2025."Është vetëm çështje kohe para se të shohim diçka traumatike", tha Roxhers.