Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shkak një shkëndije elektrike

Një shtëpi private një katëshe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit, ndërsa mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej një grua e vetme rreth 44-vjecare.Fatmirësisht zjarri është evidentuar në kohë dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilat kanë vënë në kontroll flakët. Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak i tij të jetë bërë një shkëndijë elektrike.