Mbrojtja e votës me 23 qershor, Bare: PS ka gati censusin e elektoratit

Partia Socialiste tashmë e ka një census të elektoratit, por dhe të votuesve në terësi, të dhëna këto përmes të cilave synon të mbrojë me cdo kusht cdo votë të PS me 23 qershor. Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë deputeti i kësaj partie, Besnik Bare, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News përballë drejtorit të informacionit Patrik Sadikaj, ku u shpreh i sigurtë për një fitore të thellë të forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.“Kemi filluar me përgatitjet. Është trokitur dhe marrë informacion në cdo derë banese apo apartamenti, është bërë një regjistrim i popullësisë, kemi identifikuar elektoratin tonë. Teksa Berisha deklaron vazhdimisht për lista të pastra, edhe sot e kësaj dite ka më shumë se 20 000 dublime. Ne kemi berë këtë identifikim të popullësisë për të patur një pasqyrim real të votuesve, për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e manipulimit të votimeve.Në mbrojtje të votës nuk do përdoren njerëz që përdor Berisha. Do jenë njerëz me moral dhe që skompromentohen, s’do lejojnë Berishën të realizojë atë që ka bërë për 20 vite.Duhet një pjesmarrje masive në votime, atij nuk i intereson kjo pjesë pasi do të ketë pjesmarrje sa më të minimizuar. Censusi do na ndihmojë maksimalisht për të parandaluar manipulimin. Me 23 qershor shpresojmë të mbyllim historinë e manipulimit dhe në qeverisje të jenë ata që do populli. Pra do marrim pjesë në zgjedhje dhe do ta mundim Berishën me një rezultat shumë të thellë”tha ai.Deputeti Bare ka shprehur revoltën lidhur me vendimin e një dite më parë të gjykatës së Tiranës për pafajësinë e gardistëve të akuzuar  për vrasjen e katër protestuesve në ngjarjen e 21 janarit. Sipas tij, verdikti i djeshëm ishte shembull i qartë i ozurpimit të gjitha pushteteve në duart e Kryeministrit të vendit.“Mbarë opinion i shëndoshë shqiptar janë shokuar nga vendimi i djeshëm, ishte pafajësi jo për gardistët por për Kryeministrin, i cili iu imponua gjyqësorit. Këto janë tipare të një shteti fashist, kreu i qeverisë kontrollon të gjitha pushtetet, në mënyrë kapilare edhe gjyqtarët. Edhe deklarata e sotme ishte e Berishës, jo e gjyqtarëve.Ky është një alarm i madh jo vetëm për opozitën, por gjithë opinionin se Berisha është në gjendje të bëjë cdo gjë për mbajtjen e pushtetit. Imagjinoni manipulime të ndryshme që mund të bëjë në zgjedhje” theksoi Bare.Lidhur me protestën e Ambasadës Amerikane, deputeti socialist ndërsa e vlerësoi të drejtë reagimin e prezencës diplomatike të SHBA, theksoi  se Ambsada e SHBA-së s’ka dy standarde, ajo mban të njëjtin qëndrim në gjykimin e situatave. Ndërsa duke iu referuar deklaratës së sotme të Ambasadorit Arvizu se SHBA i përmbahet qëndrimit të saj se mënyra më e mirë për të zbardhur ngjarjen është hetimi i shkaktarëve të saj, Bare tha se nëse do të kishte materiale që të mund të implikonin secilin nga deputetët e PS, ata nuk do të ishin të lirë sot.“Nuk është gjykata që flet, aty është Berisha. Ai ka qenë shumë i shqetësuar nga reagimi i Ambasadës Amerikane, por Ambsada e SHBA-së s’ka dy standarde, ajo mban të njëjtin qëndrim. Reagimi i Berishës përmes gojës së gjyqtarëve është për të ardhur keq. Nëse do kishte materiale për deputetët socialist në mënyrë të padiskutueshme ne sdo ishim të lirë, ne jo vetëm që  s’nxitem njeri për të vepruar në mënyrë aggressive, por u përpoqëm të ulim tensionet që mos të ushtrohet dhunë nga asnjëra palë. Garda filloi të qëllojë atëherë kur turma ishte e shpëndarë dhe pjesa e mbetur nuk paraqiste asnjë lloj kërcënimi për institucionin” tha më tej ai.Duke ia fatuar të gjithë këtë tension politik në prag të zgjedhjeve parlamentare kreut të qeverisë, Bare tha se PS nuk është mbledhur për të diskutuar rreth formës sesi do të procedohet më pas, sa i përket pjesmarrjes së deputetëve të saj në punimet e Parlamentit.“Ai parlament nuk meriton të respektohet me mënyrën si drejtohet nga zonja Topalli.Nuk jemi mbledhur për të diskutuar sesi do të veprohet më pas.Berisha në gjitha periudhat ka gjeneruar konflikte, ai s’mund të jetë apo të shkojë i qetë në zgjedhje. Edhe mesazhi i djeshëm i tij ishte në adresim të krimit, për t’iu thënë që më keni suport. Demokracia shqiptare nuk është në shinat e saj” –përfundoi deputeti socialist.