Takohen tre presidentët e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë

Presidentët e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë u takuan në Kishinau, nga ku shprehën mbështetjen e tyre për integrimin evropian të Ukrainës dhe Moldavisë, por diskutuan edhe për situatën aktuale politike.Konflikti në Ukrainë ishte në qëndër të bisedimeve, ku presidenti Petro Poroshenko tha se pavarësisht faktit se Ukraina është objekt agresioni, ajo do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, së bashku me Moldavinë."Sa më shpejt që të jetë e mundur, parlamenti i ri do të zgjedhë një qeveri pro-evropiane që do të vazhdojë reformat. Ne jemi të sigurtë që së bashku me ne edhe Moldavia pro-evropiane do të të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian"Duke komentuar situatën në lindje të Ukrainës, Poroshenko tha zgjidhja qëndron në respektimin e marrëveshjes së Minskut, nënshkruar nga palët më 5 shatator. Presidentët konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe rrugën e saj Evropiane të zhvillimit.Ndërkohë po sot kryeministri ukrainase Yatseniuk tha  se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ti bëjnë presion Rusisë të respektojë marrëveshjen e 5 shtatorit, për t'i dhënë fund konfliktit të nisur që në mars. Që pas marëveshjes së Minskut të paktën 13 perosna në ditë kanë humbur jetën, një shkelje flagrante e paktit. Sipas OKB deri tani numri i viktimave ka shkuar në 957 .