Shëndetësia kërkon para, Beqaj do 500 mln lekë shtesë për urgjencat

Për herë të parë në diskutimet e tij për buxhetin, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi buxhet shtesë për 2015.Nga buxheti aktual 41 miliardë lekë, ministrisë së Shëndetësisë i duhen dhe 500 milionë lekë shtesë për të bërë investimet përkatëse kreysisht në ndërtimin e urgjencës kardiovaskulare, për qendrat shëndetësore e maternitetet dhe për barnat e rimbursueshme.Deputet i LSI, ish-minsitri i Shëndetësisë Petrit Vasili, tha se nuk është kompetencë e minsitrisë së Shëndetësisë Dezinsektimi dhe se fare mirë mund ta bënin ministria e Mjedisit, ajo e Bujqësisë dhe pushteti vendor dhe fondi për këtë proces të ishtë përdorur për urgjencat mjekësore.Debate mes radhëve të mazhorancës pati edhe për gjendjen e spitalit të Korçës.90 qendrat shëndetësore në zonat malore do të furnizohen me barnat bazë për t'i paraprirë izolimit gjatë dimri.