Ministria e Mbrojtjes e kënaqur me buxhetin edhe pse fondet janë ulur
Ministria e Mbrojtjes, ka habitur Komisionin e Sigurisë , duke u shfaqur si institucioni i vetëm që është i kënaqur, edhe pse qeveria i ka ulur buxhetin për vitin 2015.“Të paktën ta cojmë në atë vlerë që kishte buxheti i kaluar, sepse 20-15 milionë dollarë më pak, natyrisht nuk e përligjin justifikimin që kemi gjetur ca abuzime me buxhetin nga paraardhësit dhe tani për shkak të ekonomizimit të buxhetit kemi nxjerrë ca fonde që t’i kursejmë”, tha Luan Rama.“Unë mendoj se buxheti i alokuar për vitin 2015 plotëson ato objektiva që Ministria e Mbrojtjes dhe FA kanë përpara vetes”, tha sekretari i Kodhelit.Ky qëndrim i sekretarit të përgjithshëm të Kodhelit, e ka kapur pak në befasi deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama.Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, Arjan Kraja, informoi ligjvënësit, se nga muaji dhjetor do të nisë projekti për modernizimin e logjistikës ushtarake, duke filluara nga armët me standarde të NATO-s. Komsioni Parlamenatr i Sigurisë, diskutoi buxhetin dhe për Minsitrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.