Fier, përplasen dy automjete, plagosen katër persona

Fier-Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik n ë aksin rrugor Fier-Cakran.Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.